Politikat e kontrollit të cilësisë
Pavarësia dhe cilësia e shërbimeve të ofruara nga shoqëria, janë faktorë shumë të rëndësishëm për të ardhmen e aktivitetit.
Prandaj, ne kemi hartuar dhe implementuar një sërë politikash dhe procedurash në lidhje me sistemet e menaxhimit të cilësisë dhe proceset e kontrollit të brendshëm, masat e vlerësimit të riskut dhe sistemet e monitorimit që sigurojnë që të gjithë ne jemi në përputhje me standardet e larta që kemi vendosur – standardet që klientët tanë presin.
Shoqëria ka procedura të menaxhimit të cilësisë, të cilat përfshijnë:
- Manualet teknike dhe proceduriale për të siguruar që shërbimi të ofrohet në mënyrë të vazhdueshme me standard të lartë;
- Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm të punonjësve nëpërmjet trajnimit te IEKA-s;
- Vlerësim vjetor të stafit.
Cilësia e Auditimit.
Gerta Avrami PF është një shoqëri e përkushtuar ndaj cilësisë së shërbimeve që ofrojmë. Për këtë, ne jemi angazhuar përmes zhvillimit të politikave dhe procedurave, të përfshira në manualet e auditimit, në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit, kontrollit të cilësisë, pavarësisë dhe etikës.
Rishikimi i Cilësisë së Auditimit në Gerta Avrami PF kryhet të paktën një herë në tre vjet. Procesi i Rishikimit të Cilësisë së Auditimit është hartuar për të monitoruar pajtueshmërinë e ekipit të angazhimit me standardet profesionale të auditimit dhe të etikës.
Rishikimi i Cilësisë së Auditimit kryhet nga partnerë të pavarur dhe të kualifikuar në mënyrë të përshtatshme. Përmes procesit të inspektimit, shqyrtohen pasqyrat financiare, raportet e auditimit, letrat e punës dhe dosjet e angazhimit. Partneri i cili kryen Rishikimin e Cilësisë së Auditimit, vlerëson nëse ekipi i angazhimit ka vepruar në përputhje me standardet profesionale dhe kërkesat ligjore, rregullave të zbatueshme dhe raportet e lëshuara nga shoqëria anëtare janë të përshtatshme në rrethanat e caktuara. Këto përfshijnë përgjegjësitë e udhëheqjes për cilësinë, etikën dhe pavarësinë, pranimin dhe vazhdimësinë e klientëve, burimet njerëzore, ecurinë e angazhimit dhe monitorimin.
Cilësia e Ofrimit të Shërbimeve të Konsulencës të Raportimit Financiar dhe Taksave.
Shërbimet në fushën e raportimit financiar dhe taksave, konsiderohen si një çështje e rëndësishme për shumicën e shoqërive, ndaj dhe ne i kushtojmë një vëmendje të veçantë ofrimit të shërbimeve me cilësi të lartë.
Mjedisi për planifikimin e taksave po bëhet gjithnjë e më tepër dinamik dhe i një profili të lartë. Ne jemi të ndërgjegjshëm, se ky mjedis, nënkupton se klientët tanë kanë nevojë të vazhdueshme për konsulentë të besueshme të cilët mund të adresojnë të gjitha nevojat e tyre, në lidhje me legjislacionin tatimor, raportimin financiar dhe planifikimin tatimor.
Cilësia e Shërbimeve të Konsulencës dhe te tjera.
Shërbimet e konsulencës ndihmojnë klientët të krijojnë, transformojnë dhe mbrojnë vlerat e tyre. Gjithashtu ndihmojmë klientët tanë të financojnë rritjen dhe optimizojnë operacionet e tyre, ne i këshillojmë ata se si të menaxhojnë riskun dhe mjedisin rregullator.